Qoku: Kandidati ynë për Avokat të Popullit është më i mirë se kadidatët paraprakë

Shpërndaje

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, deklaroi se propozimi i tyre për Avokat të Popullit është zgjidhja më e mirë, sipas, sipas Qokut, “vjen me një dosje të pastër dhe më shumë premtues” në krahasim me kandidatët paraprak, njofton Gazeta Lajm dhe Lajm TV.

“Kam thënë edhe njëherë, kandidati ynë është jashtmase më i mirë se kandidatët që kanë pasur ata, dy të tjerët, Ixhet Memedi, i cili u akuzua për ryshfet edhe u largua nga Këshilli i prokurëve dhe ky tjetri, që u kandidua për kryeministër, dhe u bë pastaj Avokat i Popullit. “Ne kemi një kandidat me një dosje të pastërt dhe shumë premtues”, tha Qoku.

Sipas përfaqësuesit të VLEN-it, tanimë kanë filluar bisedimet me opoziten shqiptare, që sa më shpejtë të gjendet zgjidhja e pozicionit për Avokat të Popullit.
“I kemi filluar bisedimet, kemi përpjekje me opoziten shqiptare që shumë shpejt të gjejmë një zgjidhje, sepse Avokati i Popullit, është një pozicion shumë i rëndësishem për të gjithë qytetarët, për të gjithë neve dhe nuk duhet shumë të bëjmë politikë, dhe të shtyjmë brinjët se cili prej ku duhet të vijë kandidati për Avokatin e Popullit… kandidati jonë është shumë i mirë”, deklaroi Bekim Qoku, përcjell “Gazeta Lajm” dhe “Lajm TV”.

Facebook

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme