Rrahja me sëpatë në Istog, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Shpërndaje

Policia ka arritur ta kapë njërin prej të dyshuarve për rrahjen e cila ndodhi dje në Istog rreth orës 16:00. Derisa edhe një prej të dyshuarve të përfshirë në rast i njohur për policinë, vazhdon të jetë në arrati.

Njëra nga personat e përfshirë në rrahje, kishte pësuar lëndime trupore nga sëpata dhe i njëjti ishte dërguar në spital për trajtim mjekësor. Rreth ‘hallakamës’ në qytetin e Istog, organet e rendit kanë dhënë detaje përmes komunikatës.

“Njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se fillimisht dy persona janё duke u rrahur nё mes veti dhe tё njëjtit kanë përdorur edhe mjete te ftohta. Si pasojё e kёtij rasti, njёri nga tё dyshuarit ka tentuar ta godas tё dyshuarin tjetёr me veturё, me ç’rast ka dёmtuar tri vetura tё cilat ishin tё parkuara dhe xhamat e njё lokali. Deri sa njёri nga tё dyshuarit ёshtё sulmuar me mjet të fortë dhe gjatё sulmit ёshtё lënduar”, thuhet në njoftim.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme