Rrihen mes vete dy vëllezër në Leposaviq, dyshohet se ishin të dehur

Shpërndaje

Dy persona (vëllezër) janë arrestuar për shkak se në shtëpinë e tyre janë rrahur mes vete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 02:13, në Leposaviq.

Tutje thuhet se ende nuk dihen shkaqet e rrahjes, por dyshohet se të dyshuarit kanë qenë të dehur.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) për shkak se në shtëpinë e tyre janë rrahur në mes veti. Ende nuk dihen shkaqet e rrahjes por dyshohet se të dyshuarit kanë qenë të dehur”, thuhet në raport.

Ndërkaq, dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme