Shqiptarja gjendet e vdekur në Itali, i dyshuar është bashkëshorti i saj

Shpërndaje

Një grua me origjinë shqiptare është gjetur e vdekur në banesën e saj, në Ancona të Italisë.

Sipas mediave atje, bëhet fjalë për Sadjide Muslija, nga Maqedonia e Veriut.
Dyshohet se ajo është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj Nazir Muslija, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.Siç shkruan Ansa.it, viktima kishte raportuar disa herë rastet e dhunës ndaj saj, të shkaktuara nga bashkëshorti.

Pasi policia ndërhyri në banesën e saj, e gjeti viktimën të shtrirë në shtrat me shenja të dhunës.

I dyshuari ka qenë i arrestuar për dhunë në muajin prill.Ai e kishte akuzuar gruan e tij për një tradhti të supozuar.

Burri e kishte thyer derën e dhomës me sëpatë, derisa gruaja ishte detyruar të strehohej te fqinjët.Sadjidja kishte treguar se prej dy vitesh ishte viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme