Simon Cowell ka bërë një deklaratë të fortë ndaj disa prej miliarderëve më të pasur në botë, duke i quajtur snobë dhe të padurueshëm.
Figura e fuqishme në industrinë muzikore, 65 vjeç, i cili ka ndërtuar një pasuri të konsiderueshme përmes emisioneve të tij televizive, ka theksuar në një intervistë të fundit se vlera e tij neto e përllogaritur në rreth 580 milionë euro është larg nga realiteti.
Gjatë pjesëmarrjes në podkastin How To Fail, ai tha se paratë nuk janë shtysa kryesore në jetën e tij dhe se është i kënaqur me çfarë ka, sidomos pranë partneres së tij, Lauren Silverman, dhe djalit të tyre, Eric.
“Kam më se mjaftueshëm. Nuk kam nevojë për më shumë”, tha ai.