Snopçe: Pa ne s’mund të funksionojë Qeveria, duhet të ketë zgjedhje të parakohshme!

Shpërndaje

Deputeti Halil Snopçe vlerëson se zgjedhjet e parakohshme do të bëhën të pashmangshme nëse Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit del nga Qeveria.

Në emisionin “Dialog te Lajmi”, Snopçe tha se vetëm me nëntë deputetë shqiptarë nuk mund të funksionojë mazhoranca.

“Pa shqiptarët nuk ka qeveri. Nëse ne dalim në opozitë, si mendoni të të funksionojë qeveria, nëse nuk ka prurje të reja prej shqiptarëve. Me 9 deputetë nuk mund të funksionojë qeveria duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pavarësisht çfarë them unë apo dikush tjetër. Nëse Aleanca për Shqiptarët del nga Qeveria nuk ka mundesi pa shku në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Snopçe në emisionin “Dialog te Lajmi”.

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka 5 deputetë brenda VLEN-it nga gjithsej 14-të.

Megjithatë, nga kjo parti ende zyrtarisht nuk kanë njoftuar nëse 5 deputetët e saj do të krijojnë grup të ri parlamentar.

Taravari ditë më parë publikoi një foto me pesë deputetët e ASH-së duke përçuar mesazh unifikimi pas zërave për përçarje brenda deputetëve të tij.

Ndërkohë, dje Bilall Kasami, tha se VLEN-i do të ketë shef të ri të grupit parlamentar duke lënë të kuptohet se Halil Snopçe nga ASH-ja nuk do të jetë më koordinator i deputetëve të këtij koalicioni./Gazeta LAJM

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme