Taravari deponoi dorëheqjen më Qeveri

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari dorëzoi dorëheqjen në qeveri, ashtu siç kishte njoftuar një ditë më parë.

“Detyrën që e mora me këtë funksion e kam ushtruar me përkushtim të plotë, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit. Këtë vendim e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë të institucionit dhe të parimeve të mia personale”, deklaroi Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë.

Dorëheqja e tij, pasi të pranohet nga kryeministri, pritet të kalojë në procedurë në Kuvend.

“Akoma nuk kemi asnjë informacion ose paralajmërim. Kur të marrim dorëheqjen me shkrim, atëherë sipas rregullores do të presim propozim nga Kryeministri që të konstatohet dorëheqja dhe më pas kalojmë në procedurën e caktimit të ministrit të ri. Flasim për situata hipotetike”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.

Pas konstatimit të dorëheqjes së Taravarit, VLEN është e bindur se pozitat që i kanë takuar ASH-së në ekzekutiv do të mbushen nga VLEN. Zv.kryeministri Mexhiti thotë se nuk është biseduar që VMRO-DPMNE-ja të marrë Shëndetësinë.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme