Mbrëmë në aksion të Byrosë për Siguri Publike janë arrestuar disa persona, mes të cilëve edhe Bujar Dardhishta, ish-drejtor i Drejtorisë së Librave Amë, kuadër i BDI-së. Informatën në deklaratë për mediumet e konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
“MPB gjatë mbrëmjes së djeshme, mëngjesin e sotëm dhe gjatë ditës së sotme, po vepron në aksion të koordinuar, në suaza të së cilës një kohë të gjatë po ndërmerren veprime procesuese, pas orientimeve nga PTHP NKOK. Gjatë ditës së sotme do të japim më tepër informacione, që janë në interes të publikut, por po kemi ndërmarrë veprime që janë në drejtim të privimit nga liria të personit që e përmendët”, tha Toshkovski.
Paraprakisht, nga Prokuroria themelore për ndjekje të krimit të organizuar kumtuan se mbrëmë është kryer aksion në disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë.

