Trump nënshkruan vendimin për ndalimin e udhëtimeve në SHBA nga 12 vende

Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi një vendim të mërkurën në mbrëmje, për të ndaluar udhëtimet nga disa vende në SHBA, duke përmendur rreziqet e sigurisë.

Vendet përfshijnë Afganistanin, Mianmarin, Çadin, Republikën e Kongos, Guinenë Ekuatoriale, Eritrenë, Haitin, Iranin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemenin.

Përveç ndalimit, i cili hyn në fuqi në mesnatë të hënën, do të ketë kufizime të shtuara për vizitorët nga Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela.

“Unë duhet të veproj për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të saj”, tha Trump në shpalljen e tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Lista rezulton nga një urdhër ekzekutiv që Trump lëshoi në ditën e inaugurimit – 20 janar – duke kërkuar që departamentet e Shtetit, Sigurisë Kombëtare dhe Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të hartonin një raport mbi “qëndrimet armiqësore” ndaj SHBA-së dhe nëse hyrja nga vende të caktuara përfaqësonte një rrezik për sigurinë kombëtare.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv në janar 2017 duke ndaluar udhëtimin në SHBA nga qytetarët e shtatë vendeve me shumicë myslimane – Iraku, Siria, Irani, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni.

Dhe ai ishte një nga momentet “më kaotike dhe konfuze të presidencës së tij të re”.

Udhëtarëve nga këto vende ose u ndalohej të hipnin në aeroplanët për në SHBA ose ndaloheshin në aeroportet e SHBA-së pas uljes.

Urdhri, i referuar shpesh si “ndalim mysliman” ose “ndalim udhëtimi”, u ripërpunua mes sfidave ligjore, derisa një version u mbështet nga Gjykata Supreme në vitin 2018.

Ndalimi preku kategori të ndryshme të udhëtarëve dhe emigrantëve nga Irani, Somalia, Jemeni, Siria dhe Libia dhe Koreja e Veriut dhe disa zyrtarë të qeverisë venezueliane dhe familjet e tyre.

Trump dhe të tjerë e kanë mbrojtur ndalimin fillestar për arsye sigurie kombëtare, duke argumentuar se ai kishte për qëllim mbrojtjen e vendit dhe nuk ishte i bazuar në paragjykime anti-muslimane.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme