U mendua se ishte krijuar nga IA-ja, tifozja e Botërorit bëhet fenomen në rrjet

Shpërndaje

Naiel Aguilera, 20-vjeçarja nga Paraguai, është shndërruar në një nga personazhet më të komentuara të Botërorit 2026, pasi pamjet e saj nga tribunat u bënë virale në rrjetet sociale. Bukuria e saj bëri që shumë përdorues të dyshonin se imazhet ishin krijuar me inteligjencë artificiale, por modelja sqaroi se është një person real.

Aguilera është studente e psikologjisë, modele dhe fituese e titullit “Miss Teen Paraguay 2022”. Ajo ka treguar se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të fitonte famë ndërkombëtare vetëm nga prania në tribunat e një ndeshjeje të Botërorit.

Pas viralizimit të fotove dhe videove të saj, profili i Naiel Aguilerës në rrjetet sociale njohu një rritje të ndjeshme të ndjekësve, ndërsa modelja ka nisur të tërheqë interesin e markave të modës dhe mediave. Ajo ka deklaruar se synon të vazhdojë karrierën në modeling dhe ëndërron të ecë një ditë në pasarelën e Victoria’s Secret, si edhe të përfaqësojë vendin e saj në Miss Universe.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme