Uji në Shkup i sigurt për pije

Shpërndaje

Uji në Shkup është i sigurt për pije dhe mikrobiologjikisht i testuar, njoftoi sot NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup.

Sipas raportit javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, prej 5 deri më 9 maj të vitit 2025 janë marrë 186 mostra për analizë fizike-kimike dhe 186 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 42 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Analizat janë bërë në Sektorin e kontrollit sanitar.

“Të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit për pije”, njoftojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme