Një video e filmuar nga ajri me dron, shfaq momentin kur ukrainasit hedhin në erë urën që përdoret nga trupat ruse për furnizim në rajonin e pushtuar të Khersonit.
Kalimi mbi lumin Konka nëpër urë është ndërprerë si pasojë e një sulmi ajror.
Kjo ishte goditur edhe më herët, por ishte akoma e përdorshme nga ushtria ruse për t’u furnizuar. E ky shpërthim ndodhi në dy pjesë të urës që përfundoi në lumë dhe u ngrit një re tymi në qiell.
Në anën tjetër, Rusia ka kryer një sulm në Chernihiv – duke shkatërruar katet e sipërm të një ndërtesë kolektive pesëkatëshe – që u godit nga dronët iranian Shahed. /Telegrafi/