Një person është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut.
Policia ka njoftuar se njësitet relevante policore së bashku me stafin mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën Z.P 57 vjeç që ndodhej i shtrirë në pushimoren (vikendicën) e tij, ndërsa në afërsi të tij është gjetur një revole që sipas hetimeve fillestare dyshohet se ka bërë vetëvrasje.