Ndërsa Venko Filipçe kërkon me dëshpërim një mënyrë për t’u futur në skenën politike dhe për t’u afirmuar si kryetar i një partie, ai pranoi hapur se nuk interesohet për qytetarët dhe nuk ndihet përgjegjës për Onkologjinë. Venko Filipçes nuk i intereson që ishte ministri më i keq i shëndetësisë. Filipçes nuk i intereson që, ndërsa ai ishte ministër i Shëndetësisë, buxheti i shtetit u dëmtua përmes mashtrimeve, në vlerë mbi 2.2 miliardë denarë ose mbi 35 milionë euro, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Filipçes nuk i intereson që terapia onkologjike nuk u është dhënë pacientëve, që është vjedhur dhe madje ka përfunduar në tregun e zi në Kosovë. Filipçes nuk ndihet përgjegjës që mijëra qytetarë u prekën drejtpërdrejt ose tërthorazi nga rasti i Onkologjisë dhe humbën të dashurit e tyre dhe pësuan dëme. Filipçes nuk i intereson dhe nuk ndihet përgjegjës që lejoi kolapsin e sistemit të kujdesit shëndetësor.
Nga atje thonë se Filipçes i intereson vetëm si të përfshihet në skenën politike, në mënyrë që tenderët të mund të organizohen përsëri privatisht, komisionet të mund të rrjedhin dhe marrëveshjet të mund të bëhen me Zaevin.