Zelensky tha se nuk e njeh Kosovën, protestuesit në Tiranë para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrje UÇK, UÇK…

Shpërndaje

Në Tiranë u zhvillua mbrëmjen e sotme protesta numër 71 kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe Nartës. Pas fjalimeve përpara kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën përpara ambasadës së Serbisë dhe asaj të Ukrainës.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë bërë thirrje “UÇK! UÇK! UÇK!”, duke shprehur reagimin e tyre ndaj zhvillimeve të fundit politike që lidhen me Kosovën.

Tubimi vjen një ditë pas takimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd, ku Zelensky përsëriti qëndrimin e Ukrainës se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Marshimi i protestuesve është ndalur fillimisht pranë ambasadës së Serbisë dhe më pas është zhvendosur drejt Ambasadës së Ukrainës.

Në pamje dallohet edhe fshirja e tabelës së rrugës ‘Ukraina e Lirë’.

https://shekulli.com.al/

Topchannel

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme