Disenjatorja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova, sot shënon një nga ditët më të veçanta në jetën e saj — 40-vjetorin e lindjes.
E njohur për stilin e saj unik dhe prezencën gjithmonë elegante, Blerina e ka festuar këtë ditë me pozitivitet dhe autoironi, duke ndarë me ndjekësit një mesazh të ngrohtë e plot humor në Instagram.
“Zyrtarisht 4 dekada jetë … edhe hala se kam kuptu qysh funksionon jeta. Ama, të paktën dukna ma mirë se në të 20-tat. Faleminderit që ma kujtoni çdo ditë që s’jam plak … veç jam e “rujtun” mirë!”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar me një fotografi ku rrezaton vetëbesim dhe buzëqeshje.