Demi Lovato martohet me Jordan ‘Jutes’ Lutes në një ceremoni romantike në Kaliforni

Shpërndaje

Demi Lovato ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj Jordan “Jutes” Lutes, në një ceremoni intime dhe elegante të mbajtur këtë fundjavë në Kaliforni.

Çifti tha “po” në një ambient të ngrohtë rreth orës 16:00, i rrethuar nga miq të ngushtë, familjarë dhe tre qentë e tyre të dashur.

Këngëtarja 32-vjeçare u shfaq e mahnitshme me një fustan nusërie nga Vivienne Westwood, me një siluetë elegante korseti dhe material sateni luksoz, shkruan DailyMail.

Pamja e saj u plotësua me një vello të bardhë dhe grim të lehtë, që i dha një shkëlqim natyral në ditën e saj të madhe.

Pas ceremonisë, Lovato ndryshoi veshje për pritjen, duke zgjedhur një tjetër krijim të Westwood – një fustan pa rripa, i dekoruar me perla të qëndisura me dorë. Këngëtarja ndau se ky dizajn e bëri të ndihej e veçantë dhe e vlerësuar.

Kjo është martesa e parë për Lovaton, pas një fejesë të dështuar në vitin 2020 me aktorin Max Ehrich.

Këtë herë, duket se këngëtarja ka gjetur paqen dhe dashurinë e qëndrueshme me Jutes, me të cilin është lidhur që prej vitit 2022.

Ceremonia u organizua nga eventplannerja e famshme Mindy Weiss, ndërsa atmosfera u mbush me emocione, elegancë dhe dashuri të sinqertë mes çiftit dhe të ftuarve.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme