Lucas Vazquez u ka bërë me dije tifozëve të Real Madridit se nuk ka përfunduar asgjë dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese në shtëpi.
Pas humbjes së dhimbshme 3-0 të Real Madridit në Emirates Stadium, Los Blancos tani mendojnë vetëm për ndeshjen epike të kthimit.
Kylian Mbappe teksa kalonte në zonën mikse tha se një rikthim është i mundur, dhe njësoj mendon edhe trajneri Ancelotti.
Megjithatë, vetëm disa minuta pas përfundimit të ndeshjes, Vazquez kishte dërguar tashmë një mesazh për tifozët e Real Madridit.
Sapo përfundoi ndeshja, ai iu afrua tribunës ku ndodheshin tifozët bardhezi dhe bëri një gjest shumë të qartë me dorën e tij.