Shkruan: DAIM ILAZI
Në korrik të vitit 1936 filloi lufta civile në Spanje e cila zgjati tri vite me mijëra,qindra mijëra,milion viktima njerëzore dhe shkatërime të tmershme.Spanjollët kishin vetëm dy alternativa: të pranonin grusht shtetin kundër demokracisë ose të rezistonin me armë dhe shumica zgjodhën alternativën e dytë. Ishte një luftë civile që shpërtheu në Spanjë ndërmjet rebelëve (të njohur si Nacionales) dhe Republikës Spanjolle me të ashtuquajturit Republicanos (qeveria dhe përkrahësit e saj). Lufta u zhvillua midis muajit korrik të 1936 dhe prill 1939 dhe përfundoi me humbjen e çështjes republikane, e ndjekur më pas nga diktatura e Francisko Frankos (Francisco Franco)I cili udhëhoqi në mënyrë diktatoriale Spanjën afro 40 vite
Lufta antifashiste e Spanjës është e njohur si një luftë internacionale në të cilën luftonin forcat e mbretit Alfons XIII të mbështetura nga fuqitë fashiste dhe forcat proletare popullore të mbështetura nga fuqitë vullnetare të lëvizjeve socialiste e komuniste në Evropën e asaj kohe dhe më gjerë. Kjo luftë nga shumë të rinj në botë e edhe të rinjtë shqiptarë shihej si luftë çlirimtare e popujve. Për këtë shkak në këtë luftë në radhët e brigadave internacionale antifashiste janë radhitur më se 35 000 vullnetarë nga 53 shtete të botës.
Në vitin 1931, mbreti spanjoll Alfonso XIII lejoi zgjedhjet për të vendosur rregullimin politik të vendit dhe qytetarët votuan për të shfuqizuar monarkinë dhe për të krijuar një republikë. Alfonso iku, shkoi në mërgim, liberalët e klasës së mesme dhe socialistët e moderuar erdhën në pushtet dhe Katalonja dhe vendi Bask morën një masë autonomie. Ky zhvillim i ngjarjeve nuk u pëlqeu të djathtëve që e shihnin fashistin Francisco Franko si një faktor unifikues. Në vitin 1936 Franko nisi një revoltë ushtarake nga Maroku dhe bëri përparim të shpejtë duke pushtuar Spanjën jugore, duke sulmuar Katalonjën, e cila konsiderohej një bastion republikan. Hitleri dhe Musolini i dhanë ndihmë ushtarake Frankos, ndërsa Stalini ndihmoi republikanët, dhe vullnetarë nga SHBA, Franca dhe vende të tjera erdhën në ndihmë. Më të famshmit që luftuan për republikanët ishin George Orwell, Ernest Hemingway dhe André Malraux. Orwell ka shkruar edhe librin “Homage to Catalonia”.
Në janar 1939, Franko pushtoi Barcelonën, pas së cilës e gjithë Katalonja ra lehtë. Republikanët u përpoqën të negocionin, por Franko refuzoi. Fashistët e tij hynë triumfalisht në Madrid sot, duke i dhënë fund një lufte që vrau rreth një milion njerëz dhe shënoi fillimin e një periudhe të errët në historinë spanjolle Lufta Civile Spanjolle pati dy pasoja të rëndësishme: e para ishte marrja e pushtetit nga Franco në Spanjë, i cili vendosi një diktaturë të stilit fashist që zgjati 37 vjet, deri në vdekjen e tij. E dyta ishte rritja e tensionit ndërkombëtar. Në fakt, disa nga vendet që do të përfshiheshin më vonë në Luftën e Dytë Botërore u përballën me njëri-tjetrin në terrenin Iberik. Disa, si Italia, Gjermania dhe BRSS, të cilat ndihmuan palët e tyre përkatëse (dy fashistët e parë, i treti komunist), patën kështu mundësinë të eksperimentonin me arsenalet e tyre të luftës dhe propagandës.
Kontributi më thelbësor i erdhi gjeneral Frankos nga Italia e Musolinit, e cila përdori Luftën Civile Spanjolle për qëllime propagandistike, duke ndërtuar konsensus rreth mitit të kryqëzatës antibolshevike. Për disa kohë Duçe kishte financuar fshehurazi Falange-n spanjolle dhe pas ngritjes dërgoi 60,000 vullnetarë dhe 750 avionë, duke përfshirë avionë bombardues dhe disa anije luftarake.
Përkundrazi, për Gjermaninë, e cila dërgoi 20.000 burra, Spanja dhe lufta e saj shërbyen pikërisht si terren provash për ato armë që do të përdoreshin më vonë në luftën e dytë botërore. Siç dëshmohet nga bombardimi i Guernicës, i cili ndodhi më 26 prill 1937. Episodi, i cili ngjalli dënim nga komuniteti ndërkombëtar dhe frymëzoi Pablo Picasso-n (i cili menjëherë më pas pikturoi pikturën e famshme mbi tmerret e luftës), parashikoi atë që do të ndodhte së shpejti ,pra fillimi i luftës dytë botërore. BOTA NDËRHYN. Ndihma të tjera u erdhën nacionalistëve nga vendet mike dhe simpatizantët: Portugalia, Rumania dhe Irlanda. Atëherë BRSS dhe Franca nxituan në favor të republikanëve, duke u siguruar atyre burra dhe mjete: Stalini dërgoi tanke dhe luftëtarë. Socialisti francez Léon Blum, i cili drejtonte një qeveri të majtë në Paris, dërgoi gjithashtu avionë bombardues dhe njerëz, pavarësisht nga ndalimet ndërkombëtare për dërgimin e ndihmës për spanjollët. Një nga vendet më të interesuara për fatin e luftës civile ishte Polonia, furnizuesi i dytë më i madh i armëve për republikanët..
Një kontribut i madh njerëzor, që nga vjeshta e vitit 1936, erdhi nga të ashtuquajturat brigada ndërkombëtare, të përbëra nga punëtorë, studentë dhe punëtorë të ideologjisë socialiste, komunist dhe anarkist nga vende të ndryshme: Franca, Italia (italianët që luftuan në anën republikane ishin rreth 4000 ), Gjermania, Britania e Madhe,Rusia, Evropa Lindore, Shtetet e Bashkuara, Kina, Kuba.
Rreth 39 mijë burra dhe gra, përfshirë mjekë dhe infermierë. Shumë nga këta vullnetarë u dërguan në mbrojtjen e qyteteve të mëdha dhe të Madridit, dhe ishte në përpjekje për të marrë kryeqytetin që u zhvillua një nga betejat më të rëndësishme, në qytetin e Guadalajara.
Vullnetarë shqiptarë që shkuan në ndihmë të popullit spanjoll dhe të forcave republikane që luftonin kundër fashizmit. Në Spanjë u rreshtuan në radhët e brigadave ndërkombëtare e kryesisht në radhët e Brigadës XI ndërkombëtare “Garibaldi”, që përbëhej në pjesën më të madhe nga vullnetarë italianë. Disa prej tyre si Asim Vokshi ,Ramiz Varvarica u ngarkuan me përgjegjësi ushtarake dhe politike. Vullnetarët shqiptarë u përleshën me fashistët në beteja të ashpra e me rëndësi në frontin e Madridit, të Barcelonës, të Aragonës e gjetkë; shumë prej tyre, midis të cilëve Asim Vokshi, Ramiz Varvarica, Musa Fratari, Zef Hoti, Thimio Gogozoto, Teni Konomi dhanë jetën për të mbrojtur lirinë e pavarësinë e popullit spanjoll. Në zjarrin e luftës në Madrid ata botuan organin e tyre Vullnetari i lirisë, i cili u shpërnda ilegalisht në Shqipëri.
Lufta e vullnetarëve shqiptarë është shfaqje e solidaritetit revolucionar me lëvizjen antifashiste ndërkombëtare dhe një ndihmesë për çështjen e lirisë së popujve dhe të mbrojtjes së tyre nga agresioni fashist.”
Në mesin e këtyre vullnetarëve ishte edhe Mehmet Shehu, luftëtarit që arriti (kur ishte 24 vjeç) të bëhej komandant batalioni në brigadën “Garibaldi
Të rinjtë shqiptarë në luftën e Spanjës (1936) u radhitën si ushtarakë në radhët e Brigadave Internacionale. Është pohuar se ishin 70 vullnetarë shqiptarë në atë luftë mes tyre dhe një vajzë e re, Justina Shkupi. Justina ishte shoqe e ngushtë Gonxhe Bojaxhiut, (Nënë Terezës), e cila kur vizitoi për herë të parë Shqipërinë pas marrjes së Çmimit Nobel për Paqe, u kërkoi autoriteteve të kohës të shkonte te varri i shoqes së saj. Por nuk e plotësoi dot këtë dëshirë. Askush nuk e mbante mend se ku ishte varri i saj.
Është e habitshme se si nuk dihet edhe sot e kësaj dite lista e plotë me emrat e vullnetarëve shqiptarë të asaj lufte.
Janë pra mbi 75 vullnetarë shqiparë nga gjitha trojet:
Asim Vokshi, komandant i batalionit “Garibaldi”, Daut Muço(Podgorani), Dhimitër Kosta, Emrush Myftari, Faik Dardha, Hulusi Spahiu, Ibrahim Kurani, Iljaz Pashaj, Justina Shkupi, Kostë Kolombo, Mane Nishova, Mehmet Shehu, Musa Kame (Fratari), Petro Marko, Qamil Sherifi, Ramiz Varvarica, Sabri Lumani kryeredaktor i revistës Vullnetari i Lirisë Spanjë, 1937, Skënder Luarasi, Stefan Duni, Stivens Thanasi, Teni Konomi, Thimio Gogozoto, Urfi Agolli, Veli Deda, Xhafer Miraka, Xhelal Abaz Bajrami (Çami), Xhemal Kada, Zef Hoti, Zef Prela, Zihni Muço, etj.
Djetëra vullnetarë shqiptarë duke luftuar si luanë, u bënë kurban,martirë,ranë hero në fushë betejat e Spanjës.
Asim Vokshi, nga Gjakova, vjeç 28. Dhimitër Kosta, ose Kostë Dhimitri, nga Leskoviku, vjeç 40. Punëtor i emigruar në Spanjë nga fundi i 1936-ës. Ka bërë pjesë në radhët e reparteve të Brigadave Internacionale me gradën nënoficer. U plagos rëndë në frondin e Madridit. U zhduk ndër kampet e përqendrimit të Gjermanisë, gjatë luftës botërore.
Musa Fratari, nga Përmeti, vjeç 27.
Ramiz Varvarica, nga Peshkopia, vjeç 38.
Teni Konomi, nga Korça, vjeç 26.
Thimo Gogozoto, nga fshatrat e Pargës në Çamëri, vjeç 24.
Urfi Agolli, nga Dibra, vjeç 23.
Xhemal Kada, nga Peja, vjeç 26.
Zef Hoti, nga Malësia e Shkodrës, vjeç 30.
Mehmet Sehu shkruan në librin e tij per luftën e Spanjë shkruan :
“Lufta e Spanjës qe një luftë e përgjakshme. Spanja luftoi e bllokuar dhe e rrethuar, e tradhtuar dhe e çarmatosur, luftoi gjer në fund. Lufta i kushtoi popullit spanjoll rreth 2 milionë të vrarë…Mehmet Shehu i kushtoi një poemë famoze “Adelante kamaradas!”,që i kushtohet luftës së Spanjës (1936-1939). Ajo është një poemë epike, me 1500 vargje,me afro 300 strofa me me vargje 16 rrokësh. Është poemë e tipit narrativ, me elementë të poemës sintezë, e vetmja në letërsinë shqipe për atë luftë heroike, ndërsa në prozë kemi romanin “Hasta la vista” të Petro Markos. Të dy këto krijime madhore dhe të frymëzuara mund t’i shkruanin me kaq ndjenjë vetëm pjesëmarrësit idealistë dhe heronj të asaj lufte.
Vullnetarët që shkuan në Spanjë për të luftuar kundër fashizmit u quajtën nga populli spanjoll: “Vullnetarë të Lirisë”. Ky është një titull kuptimplotë. Ata ishin vullnetarë për të mbrojtur lirinë e popullit spanjoll dhe lirinë e popujve të tyrë. Sot lufta e Ukrainës i ngjan nje pararoje të luftës tretë botërore dhe nëse kjo luftë nuk ndërpritet mund te zgjerohet në shumë vende tjera.Nëse Putini e mer tërë Ukrainën ai do të përpiqet të instalojë regjime kukullash në Gjeorgji, Moldavi dhe Rumani, përpara se të kthejë vështrimin kah shtetet balltike dhe kjo do të çonte në një luftë të drejtpërdrejtë midis vendeve evropiane dhe Moskës.