Kënga e mirënjohur ‘Mora fjalë’, e interpretuar nga këngëtarja Shkurte Fejzës, është rikthyer së lëshuari në shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë.
“Mora fjalë” u bë hit i atmosferës brenda ekipit kombëtar shqiptar gjatë kualifikueseve për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Përveç lojtarëve në zhveshtore, “Mora fjalë” u kthye thuajse në një himn edhe në shkallët e stadiumit ‘Arena Kombëtare’, ku këndohej nga të gjithë tifozët.
Kjo këngë e interpretuar nga kosovarja e madhe, Shkurte Fejza, këndohej edhe në stadiume tjera me zell nga tifozët shqiptarë dhe nuk paramendohej fillimi i një loje të kombëtares kuqezi pa ‘Mora fjalë’.