​Qeveri e pakicës apo stabile, si pritet të jetë ekzekutivi i ardhshëm?

Shpërndaje

Takimet e njëpasnjëshme të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në Kosovë me liderët e partive politike po konsiderohen si presion për formim të shpejtë të institucioneve dhe të një qeverie stabile.

Sipas analistëve politikë, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, aleatët ndërkombëtarë duan që në Kosovë të jetë një qeveri me shumicë të konsiderueshme në parlament që i kalon sfidat e mëdha që i pret vendi.

Të njëjtit thonë se qeveria e pakicës me numra minimal në legjislativ nuk është jetë gjatë.

Analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë për KosovaPress se ndërkombëtarët po japin mesazhe që Kosova mos të ketë krizë të ndërtimit të institucioneve.

Sipas tij, aleatët duan një qeveri e cila nuk është e përkohshme, por merret me dialogun me Serbinë, po ashtu edhe obligimet nga ky proces, përfshirë Asociacionin.

Në të kundërtën, Sadiku deklaron se një qeveri e pakicës, me një shumicë minimale prej 61-62 deputetëve në Kuvend do të prodhonte zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e këtij viti kur mbahen edhe zgjedhjet lokale apo në mars të vitit 2026 kur vjen procesi i zgjedhjes së presidentit.

“Vizitat e fundit të shefit të BE-së në Kosovë dhe ambasadorëve te partitë politike japin mesazh që Kosova mos të ketë krizë të ndërtimit të institucioneve dhe prioriteti të jetë dialogu me Serbinë.. Presion ndërkombëtarë është që të ketë një qeveri stabile. Një qeveri e cila nuk është e përkohshme dhe është jetë gjatë dhe i kalon sfidat e mëdha. Për t’u kaluar sfidat si Asociacioni dhe disa probleme që ka me i pas çdo qeveri me presidencën e Trump mendoj se duhet të jetë qeveri stabile. Qeveria e pakicës mund të jetë vetëm nëse ka tendencë Kurti me dërgu vendin në zgjedhje ose kur vjen koha e zgjedhjes së presidentit ose zgjedhjeve lokale”, thekson Sadiku.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme