Rama: Hapëm edhe një grupkapitull tjetër të negociatave, kemi vendosur rekord evropian

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ditën e djeshme duke shkuar për në Fier, ka marrë lajmin e mirë të hapjes së grupkapitullit tjetër të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Kryeministri e dha këtë deklaratë gjatë rubrikës “Sy m’sy”, ku iu përgjigj komenteve të qytetarëve të adresuara në platformat sociale, ndërsa komentoi edhe takimin përmbyllës elektoral dje në Fier, duke shtuar se “kryeqyteti socialist, Fieri ishte flakë dje”.

Duke u ndalur sërish te negociatat, Rama tha se janë aprovuar 16 kapituj, ndërsa hapen edhe 8 të tjerë tani, pra në total 24 kapituj, ndërsa mbeten edhe 11 të tjerë për t’u hapur.

“Uroj që me fuqinë e re të 11 majit do të hapim edhe ato të tjerat brenda vitit. Do ishte një rekord evropian sepse asnjë vend nuk i hapur negociatat kaq shpejt dhe asnjë vend nuk i ka mbyllur negociatat në tre vjet. Ne kemi si afat vitin 2027 dhe fati evropian është në duart tona, duhet të bëjmë tonën patjetër”, tha Rama.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme