Real Madridi dukej sikur më në fund kishte gjetur një sistem që funksiononte për ta gjatë muajit shkurt, menjëherë pasi eliminuan Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve.
Sidoqoftë, ai ekuilibër të cilin e gjetën ishte jetëshkurtër dhe ishte e pamundur t’i shpëtohet faktit se kishte të bëjë me lëndimin e Dani Ceballos.
28-vjeçari u lëndua në fund të muajit shkurt në momentet e fundit të ndeshjes ndaj Real Sociedadit në Kupën e Mbretit, atje ku ‘Los Blancos’ morën një fitore me rezultat minimal 1-0.
Futbollisti spanjoll më pas u tha se do të mungojë për rreth dy muaj shkaku i një problemi me gju dhe vështirësitë e Real Madridit në atë repart u rikthyen në ndeshjet ndaj Real Betisit, Rayo Vallecanos dhe Atletico Madridit.