Zjarr masiv në një fabrikë të Parisit, dëshmitarët publikojnë pamjet

Shpërndaje

Një zjarr i madh ka shpërthyer në kryeqytetin francez të hënën, ndërsa qindra zjarrfikës u përballen me flakët në një nga fabrikat më të mëdha të riciklimit të qytetit.

“Një zjarr masiv shpërtheu në bodrum në fabrikën Syctom Paris17”, ka bërë të ditur Geoffroy Boulard, kryebashkiak për rajonin e 17-të, të hënën në një postim të përkthyer në X.

“I gjithë personeli është evakuuar, po ndërhyhet. Ju lutemi shmangni zonën”, paralajmëroi kryebashkiaku.

Të gjithë punëtorët brenda fabrikës së riciklimit Syctom, e cila ndodhet në bregun e djathtë të lumit Seine në veriperëndim të Parisit, u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme