Në vazhdën e incidentit të paprecedentë që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë të premten midis Donald Trump, zëvendës presidentit të tij J.D. Vance dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti i SHBA do të takohet sot me këshilltarët e tij të lartë të sigurisë kombëtare, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth.
Sipas New York Times, presidenti i SHBA Donald Trump dhe zyrtarët përkatës pritet të diskutojnë “hapat e ardhshëm” në lidhje me Ukrainën, të cilat mund të përfshijnë pezullimin ose anulimin e çdo ndihme të mëtejshme ushtarake amerikane, duke përfshirë disa dërgesa armësh të miratuara dhe financuara tashmë nga administrata Biden.
Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas deklaroi se Kievi duhet të angazhohet për një përfundim të shpejtë të luftës me Rusinë, duke shprehur shpresën se ai mund të llogarisë mbështetjen e SHBA për të siguruar paqen.