50 vjeçarja shqiptare i zhvati qindra mijëra euro 90 vjeçarit në Itali?

Shpërndaje

Një 50 vjeçare shqiptare e cila prej vitesh jeton në Itali, është marrë nën hetim në Ravenë, pasi dyshohet se ajo përfitoi nga një 90 vjeçar duke i zhvatur qindra mijëra euro. Prokuroria e vendit fqinj madje ka sqauar se me këto para ajo bleu edhe një banesë. Aktualisht asaj i janë sekuestruar shtëpia dhe llogaria bankare.

Tashmë 90 vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore që prej vitit 2025, por dëmi i bërë prej shqiptares ka mbetur pas në familjen e tij.

Historia nisi pasi ai dhe 50 vjeçarja njiheshin prej shumë vitesh për shkak të punës, por më pas kishin humbur kontaktet, më tej pas vdekjes së bashkëshortes, i moshuari e takoi sërish shqiptaren dhe krijoi marrëdhënie me të.

Marrëdhënia që ata të dy kishin nuk është ende e qartë për të afërmit e tyre. Sipas Prokurorisë së Ravenës, gruaja nuk u kufizua vetëm te kërkesat për ndihmë ekonomike, por dyshohet se e mashtroi të moshuarin, duke kryer veprat penale të mashtrimit të rënduar dhe përfitimit nga paaftësia e tij për të gjykuar.

Hetimi nisi pas një “sinjalizimi” të bërë nga gjykata, ku disa vite më parë, djali i 90 vjeçarit kishte kërkuar zhvendosjen e administrimit mbështetës për të atin. Gjatë verifikimeve, gjyqtari civil konstatoi një administrim të pazakontë të pasurisë së të moshuarit: mijëra euro transferoheshin vazhdimisht në favor të një gruaje që nuk ishte pjesëtare e familjes.

Pas vdekjes së të moshuarit, në banesën e tij policia gjeti dorëshkrime dhe dokumenta të tjera që sipas autoriteteve përforcuan dyshimet e bëra ndaj 50 vjeçares, sipas mediave të huaja.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme